Shoqata e Bukës njoftim TË RËNDËSISHËM: Do shtojmë prodhimin, të gjitha furrat mbyllen nesër dhe hapen të hënën (ORARI)

Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave njofton gjithë qytetarët se furrat do të jenë të hapura nesër nga ora 05.00 e mëngjesit deri në orën 13.00, për tu hapur sërish të hënën. Ky njoftim vjen në kuadër të kufizimit të orarit të lëvizjes nga qeveria për shkak të koronavirusit.

 

Të gjithë furrat e bukës, siç njofton shoqata, do të shtojnë prodhimin në mënyrë që qytetarët të marrin bukë për dy ditët në vazhdim pasi do jenë mbyllur nga ora 13.00 e ditës së nesërme deri të hënën në orën 05.00 të mëngjesit.

 

“Kryeministri Edi Rama pasditen e sotme bëri një njoftim që është shumë i rëndësishëm për të gjithë prodhuesit e bukës. Duhet të prodhojmë më shumë bukë,  sepse shërbimi i shitjes të furrave të bukës do të  jetë nga ora 5:00 e mëngjesit deri ne orën 13:00  të drekës, pas kësaj ore  për të gjithë kohën e pasdites , dmth nesër që është e shtunë dhe gjithë ditën e diel nuk do ketë furrë buke të hapur.

 

 

Furrat bukës do të hapen vetem ditën e hënë  në orën 5 të mëngjesit. Ky është urdhri i Kryeministrit për këtë fundjavë, prandaj të gjithë ne të sforcuar duhet të prodhojmë që të përballojmë fluksin dhe kërkesat e klientëve në mënyrë  që familjet të marrin bukë edhe për pasnesër. Qofshi mirë dhe ta kalojmë sa më lehtë këtë situatë” thuhet në njoftimin e Shoqatës së Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *