Një xhest i vogël, por me një vlerë të madhe humane. Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka shoqëruar për në shkollë një vogëlushe 11-vjeçare pasi dëgjoi se atë e ngacmonin shokët dhe shoqet e klasës.
Shkak për ngacmimin, sipas CNN është bërë fakti se 11-vjeçarja Embla Ademi është diagnostikuar me sindromën “Doën”.
Pasi e dëgjoi këtë rast, kreu i shtetit duket se është prekur, ndaj vendosi të shoqërojë vogëlushen për në shkollë.
Një zëdhënës i kabinetit të Presidentit, ka konfirmuar për CNN se Pendarovski kontaktoi personalisht me prindërit e vogëlushes Embla Ademi.