Lajme

Shoferi pi cigare jashtë autobusit, pasagjerëve u plas shpirti në urban, ja çfarë ndodh në linjën e Unazës

By admin

August 21, 2016

Kur Erion Veliaj mbërriti në krye të bashkisë së Tiranës, një nga premtimet e tij kryesore ishte edhe përmirësimi i menjëhershëm i kushteve në transportin urban. Kështu e justifikoi në fundin e muajit dhjetor edhe ngritjen e biletës së urbanit nga 30 në 40 lekë.

Por ndërsa mbushi plot një vit nga drejtimi I bashkisë, jo vetëm që kushtet nuk janë përmirësuar, por janë përkeqësuar edhe më tej. Ku çdo ditë qytetarët ankohen për vonesat e urbanëve në stacione, tejmbushjen e tyre, mungesën e higjenës e me radhe. Një shembull konkret është edhe video e siguruar nga Opinion.al vetëm një orë më parë në linjën e Unazës, ku siç do ta shikoni edhe në video, në mes të udhëtimit shoferi dhe fatorino kanë zbritur nga urbani dhe pasagjerët u duhet të durojnë minuta të tëra deri sa drejtuesve dhe administratorëve të linjës tu teket të japin urdhër që urbani të niset sërish.

Madje ajo që e acaron edhe më shumë situatën është fakti që shoferi pi cigare i qetë jashtë autobusit ndërsa pasagjerëve u duhet tëp resin pafundësisht që urbani të niset dhe ata të shkojnë nëpër destinacionet ku ishin nisur. Ndiqni videon për më shumë për të kuptuar se ku ka mbërritur situata në urbanët e Tiranës.