SHMU jep njoftimin: Kujdes këto tre ditë! Shtrëngata dhe rrufe na presin...

SHMU jep njoftimin: Kujdes këto tre ditë! Shtrëngata dhe rrufe na presin në vazhdimësi

380
0

 

Shërbimi meterologjik Ushtarak ka dhënë parashikimin e motit në tre ditët e ardhshme në vend. Sipas SHMU, do të mbizotërojë moti i paqendrueshëm.

Reshje shiu hera herës në formën e shtrëngatave me rrufe. Ndërprerje të reshjeve gjatë ditës së shtunë dhe riaktivizim i tyre në mbrëmje.

Dëbora do të jetë prezente në pjesën veriore dhe verilindore. Rrymat e ngrohta jugore do të sjellim temperatura në vlera pozitive thuajse në të gjithë vendin.