‘Shmangni ‘grumbullimet fetare’?! Njoftim duhet hequr urgjent!’

Genc Pollo, ish-deputet i PD, e ka gjetur krejtësisht të pavend, një njoftim të lëshuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë, ku qytetarëve shqiptarë iu kërkohet të respektojnë distancimin social dhe si shembull iu jepen vende të populluara, “të tilla si grumbullimet fetare”!

Pollo gjykon se “njoftimi i Qeverisë për të shmangur specifikisht grumbullimet vetëm në kisha e xhami, evokon kujtime të errëta të ateizimit shtetëror komunist dhe masakrën mbi klerin e besimin me kulm në vitin 1967. Ai njoftim duhet hequr urgjent, përgjegjësit – pasoja!”.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *