Në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen nr.3 të qytetit të Kavajës në rrugën ‘Skuraj’, ka rënë zjarr në mjetin në pronësi të shtetases N.G.42 vjeçe banuese në Durrës.
Si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht.
Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri është aksidental si pasojë e një shkëndie elektrike në pjesën e baterisë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit.