TIRANE– Shkrimtari Ismail Kadare është shtruar me urgjencë në një spital në kryeqytet, pasi ka shfaqur probleme shëndetësore. Sipas mediave, shkrimtari i madh i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale për shkak të disa komplikacioneve.
80-vjeçari i cili ndodhet me pushime në Shqipëri, i është drejtuar menjëherë njërit nga spitalet private ne vend, por familjarët e tij nuk kanë dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore.
(el.sp/BalkanWeb)