Shkresa/ Tahiri i shkruan Ruçit: Për arsye që i kam bërë publike,...

Shkresa/ Tahiri i shkruan Ruçit: Për arsye që i kam bërë publike, lë mandatin

363
0

Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend. Ai nuk e ka përshkruar arsyen e dorëheqjen duke e kaluar me shprehjen “arsyet i kam bërë publike”. “Për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore që parashikon ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”, thuhet në kërkesën e Tahirit.

Një ditë më parë ai tha një konference të gjatë për mediat, ku tha se i është thënë se qendrimi i tij në parlament bllokon integrimin. Tahiri tha se do i shkoje deri ne fund te vertetes se tij ligjerisht, por moralin nga politikane sipas tij qe kane vjedhur nuk e pranon.