Histori njerëzore

Shkonte në Angli,i moshuari shokohet nga ajo që policia i zbulon në makinë

By vizional

February 24, 2019

Një pensionist i apasionuar pas makinave klasike ‘u tremb për vdekje’ kur zbuloi dy refugjatë të paligjshëm që fshiheshin në automjetin e tij teksa po kthehej në Britani nga një shfaqje motorike në Francë. Sipas “Daily Mail”, Michael Coatman, 64 vjeç, nga Poole, Dorset, zbuloi emigrantin e parë në një stacion benzine në Cae, pak para se ai të hipte në traget në Portsmouth.

 

  1. Coatman tha: “Unë ndalova në një stacion benzine në Caen për të marrë pak karburant dhe u frikësova sepse një çift e refugjatësh vareshin në makinën time, ishte errësirë dhe isha në mes të askundit. Ndërsa po rrija në anën e shoferit dëgjova një zhurmë dhe aty pashë djalin që u ngjit në makinën time. I bërtita që të dilte dhe ai u largua, pasi i trembej policisë. Ishte e frikshme, isha pak i shqetësuar për jetën time, sepse nuk e dija se çfarë mund të ndodhte”.

 

Por edhe pse makina e Coatman u kontrollua tërësisht në portin e Caenit, ai u shokua kur zbuluan një person të dytë në gjumë në ulësen e prapme kur mbërriti në Portsmouth.

 

  1. Coatman tha:

 

“Nisja e tragetit ishte gjatë natës dhe kur u nisa zotërinjtë e kontrollit me pyetën nëse e kisha kontrolluar veturën. E kisha mbuluar veturën me një mbulesë me kopësa, e meqënëse ato vazhdonin të ishin të mbyllura, nuk kontrollova më sepse askush nuk mund të futej pa ndihmë brenda.

 

Por policët thanë se gjithsesi dëshironin të kontrollonin dhe hapën mbulesën, më besoni u shokova kur aty pashë një emigrant që flinte. Nuk mund ta besoja, unë isha kaq i mërzitur. Autoritet e kuptuan se ai duhet të ketë pasur ndihmë dikë tjetër për të mbyllur kopësat lart kur ishte futur brenda, ndaj besonin se duhet të kishte edhe një tjetër emigrant në traget. Kështu që ata kërkuan kudo dhe gjetën një tjetër djalë në anën e pasme të një furgoni. Autoritetet duket se janë shumë të zellshëm, por kjo ishte e çuditshme.”

 

Refugjatët nga vendet në konflikt, kryesisht nga Siria, Bangladeshi, Afganistani, janë kthyer në një fenomen shqetësues për vendet e zhvilluara perëndimore. Për të mbërritur në destinacion ata përdorin dhe mënyra të rrezikshme si hyrja fshehurazi në kamionë, ndërsa të shumta kanë qenë dhe incidentet e ndodhura.  Një nga më të rëndët daton në vitin 2015, ku 71 emigrantë u gjetën pajetë në një kamion frigoriferik në Austri. /