Shkon në 93 numri i të helmuarve në Bulqizë, pritet të dalin analizat e ujit Ka shkuar në 78 numri i personave të helmuar nga uji i pijshëm, ditën e djeshme në Bulqizë, ku 24 mes tyre, janë fëmijë.
78 persona janë helmuar ditën e djeshme në Bulqizë. Mes tyre ka patur dhe fëmijë, të cilët janë paraqitur në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Ata janë shprehur se kanë pasur dhimbje barku, të vjella dhe dhimbje koke.
Por, mjekët pohojnë se nisur nga simptomat, dyshohet se shkak i helmimit mund të jetë uji i pijshëm.
Ndërsa, drejtori i Ujësjellësit, Nedion Muça ka mohuar mundësinë e helmimit të qytetarëve nga uji i pijshëm.
Ai u shpreh se për të vërtetuar dyshimet paraprake të mjekëve duhet të pritet 48 orë për përgjigjet e analizave. Të gjithë të helmuarit janë nga qyteti i Bulqizës dhe jo nga periferia.
Drejtori i Spitalit të Bulqizës, Dr. Hazis Jella, tha se nga personat e helmuar, 24 janë fëmijë. Ai shtoi se shkalla e hemimit është e lehte deri në mesatare.
“Janë paraqitur që nga dita e djeshme e deri në këto momente 78 persona. Piku i epidemisë ka qënë mbrëmë në darkë, dhe që nga mbrëmë ka ardhur në rënie numri. Gjatë natës kemi patur 4 raste dhe gjatë ditës së sotme, kemi patur dhe 2 raste të tjera, me të njëjtat simptoma, dhimbje barku dhe të vjella“, u shpreh Jella.
Nga se mund të këtë ardhur kjo epidemi?
Nuk e di me korrektësi se nga mund të ketë ardhur kjo epidemi, por di të them se të gjithë janë qytetarë të Bulqizës,vijnë nga lagjia e vjetër.
Keni kontaktuar me drejtorin e Shëndetit Publik?
Po kemi kontaktuar me të gjithë straukturat dhe po merren me të gjitha verifikimet.
Kur pritet dalja e analizave?
Këtë nuk di ta them se është kopetencë e Inspektoriatit të Shëndetësisë.