Shkon në 65 numri i personave të infektuar me COVID-19/ Mjekët paralajmërojnë se bumi i virusit do të jetë në javën e tretë

Shkon në 65 numri i personave të infektuar me COVID-19. Sipas mjekëve në javën e tretë pritet që virusi të ketë bumin e përhapjes.

Shqipëri- Shkon në 65 numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë. Mësohet se e infektuara e re është një 65-vjeçare nga Patosi, e cila ishte vetë-karantinuar prej disa ditësh, por mbrëmë është nisur me urgjencë drejt Spitalit Infektiv, pasi gjendja e saj shëndetësore është rënduar. Ndërkohë, sipas bilacit të Ministrisë së Shëndetësisë në vendin tonë kanë humbur jetën dy të infektuar. Po kështi sipas saj mes të infekuarve janë edhe 3 italianë dhe 9 mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Vatra e të infektuarve është zgjeruar në Tiranë, Rrogozhinë, Elbasan, Durrës, Lushnje, Fier dhe Kavajë.

Author: vizional

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *