Shkojnë kontrollojnë kamionin, policët gjejnë 15 refugjatë ‘fëmijë’

Shkojnë kontrollojnë kamionin, policët gjejnë 15 refugjatë ‘fëmijë’

330
0

Policia angleze e Wiltshire-it ka ndaluar një person pasi ndaj tij janë hedhur dyshime për trafikim të refugjatëve minorenë nën moshën 16-vjeçare.

Autoritetet morën një telefonatë ditën e djeshme teksa raportohej se në autostradën  A350 një kamion po transportonte disa emigrantë të paligjshëm. Pasi ndërhynë njësitë operacionale, u ndalua shoferi i kamionit (mosha rreth të 50-ave) si dhe u gjetën brenda në kamion 15 refugjatë minorenë.

‘’Kolegët nga ambulanca dhe shërbimi zjarrfikës mbërritën në skenën e rrethuar nga policia dhe kryen kontrollet mjekësore: 14 nga këta refugjatë po mbahen nën kontroll të vazhdueshëm, ndërsa një tjetër është dërguar në spital për kontrolle të plota, megjithatë ata nuk janë në gjendje serioze shëndetësore për t’u shqetësuar. Për më tepër, një person rreth të 50-ave është arrestuar teksa dyshohet se ka bashkëpunuar në transportin e refugjateve. Ai është marrë në postën e policisë së Sëindonit, ku po pyetet nga oficerët e trafikut të emigrantëve të paligjshëm’’, njofton policia e Swindonit.

Që prej gjetjes së 39 refugjatëve vietnamezë të ngrirë në frigoriferë në një kamion të portin e Essex, autoritetet angleze, belge dhe holandeze kanë shtuarr kontrollet e rrepta në portet e ndryshme të tyre. Për rastin tragjik të 26 tetorit, janë arrestuar 5 persona, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim për veprat penale të vrasjes dhe trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore.