Kronike

Shkoi me plagë arme në spital, ndërron jetë 22-vjeçarja

By vizionc

October 02, 2019

 

 

Me rastin po merret edhe Prokuroria Themelore e Prishtinës, U.D i kryeprokurorit, Kujtim Munishi, tha për Gazetën Sinjali se viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Mbrëmë me urdhër të prokurorit të rastit, viktima është dërguar në IML për obduksion. Aktualisht rasti po trajtohet si ‘vdekje e dyshimtë’”, tha Munishi për Gazetën Sinjali.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbrëmë rreth orës 20:00, kemi pranuar informatën se ekipi mjekësor në QKUK, ka konstatuar vdekjen e një personi (femër). Viktima sipas të dhënave fillestare, dyshohet se kishte marrë plagë nga arma e zjarrit. Aktualisht hetuesit policor, kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha Ahmeti për Gazetën Sinjali.

Bëhet fjalë për një vajzë 22 vjeçare e cila është nga fshati Besi i komunës së Prishtinës./Sinjali