Shkodran Mustafi e ka bërë shqiponjën përsëri. Futbollisti shqiptar e ka postuar një video në Instastory, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore në Mykonos të Greqisë, ku po i kalon pushimet verore
Shkodran Mustafi e kishte një sezon të lodhshëm me Arsenalin, ndërsa tash është koha për pushime, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti shqiptar po i kalon pushimet verore në ishullin Mykonos në Greqi, vend mjaft i preferuar për sportistët.
Ndërkohë, përfaqësuesi gjerman e ka postuar një video në rrjetet sociale, respektivisht në Instagram, ku shihet duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar, simbol i shqiptarëve, midis Greqisë.
Mustafi e kishte formuar shqiponjën me duar edhe kur kishte shënuar gol për Arsenalin, por edhe për Gjermaninë.
Edhe pse e përfaqëson Gjermaninë, Mustafi, shqiptar nga Maqedonia Veriore, nuk i harron asnjëherë rrënjët e tij