Shkodër, digjet qendra e votimit në Postribë

Shkodër, digjet qendra e votimit në Postribë

547
0

Shkodra është zona e cila ka insistuar që të mos zhvillohen votime por zgjedhje, duke ju ofruar qytetarëve aleternativa për të zgjedhur. Prandaj procesi i votimeve në këtë zonë është shoqëruar me tensione të vazhdueshme.

Mësohet se gjatë natës është djegur qendra e votimit në Postribë.

Në njësinë administrative Postribë nga 15 qëndra votimi janë hapur vetëm 8. Po ashtu në këtë qark ka pasur një sërë zhvendosjesh të qendrave të votimit, për shkak të djegies së disa prej ambienteve.

Dy qendra votimi janë vendosur në ambientet e Radio Shkodra, për shkak se Teatri Migjeni dhe Biblioteka janë bllokuar nga ana e Bashkisë.