Shkoder: Demokrate protestojne: “Narko Valdrini jashtë”

Shkoder: Demokrate protestojne: “Narko Valdrini jashtë”

389
0

Featured image of article: “Narko Valdrini jashtë”, demoraktët në protestë kundra kryetarit të ri, aksioni në rrugët e qytetit të Shkodrës (FOTO) 12 Gusht, 2019 9:37 Përditësuar: 9:37

Shkodër- Me pankarta kundra Valdrin Pjetrit është zgjuar Shkodra sot. Shkodranët kanë nisur reagimin e tyre kundër kryetarit të ri të Bashkisë Shkodër ndaj të cilit PD e akuzon prej disa javësh si të ndaluar për trafikim e lëndëve narkotike dhe të dëbuar nga Italia.

 

Pjetri pak ditë me parë ka postuar edhe dokumentet zyrtare që e lirojnë nga çdo akuze por PD ka vijuar akuzat duke deklaruar se disponon dosjen e plote të Valdrin Pjetrit në Itali.

Kjo forme reagimi e shkodraneve nuk ishte parë më parë por tregon se tashme beteja për të mos lëshuar Shkodrën nuk do te jetë e lehtë.

 

Këto pankarta janë vendosur pranë makinave të parkuara në rrugët kryesore të qytetit duke i ofruar këtë pamje Shkodrës sot.

 

Në letushkat e printuara është momenti i votimit të Valdrin Pjetrit në 30 Qershor, logo e PS me simbolin e kanabisit dhe kangjellat e burgut mbi të cilat tashmë vijojnë akuzat e Partisë Demokratike.