“Shko ore, i poshtër”- Eduart Grishaj imiton Arbana Osmanin dhe reagimi i...

“Shko ore, i poshtër”- Eduart Grishaj imiton Arbana Osmanin dhe reagimi i saj është ky

336
0

Arbana Osmani e ka treguar se është një kuzhiniere shumë e zonja dhe recetat e shijshme që bën, sigurisht nuk mund t’i mbante vetëm për vete. Ajo ndan me të gjithë ndjekësit në rrjete sociale çdo ditë receta të ndryshme gatimi, pasi edhe kërkesat për to janë të shumta. Mirëpo, duke qenë se këto video janë bërë karakteristikë dalluese në Instagramin e saj, Eduart Grishaj publikoi dje në Instastory disa video, ku shfaqet duke imituar Arbanën.

Regjisori shihet në kuzhinë pranë sushit që ka gatuar Arbana, teksa dëgjohet duke thënë:“Siç e shikoni pra, sonte kam gatuar sushi. Kam patur shumë obligime të tjera në shtëpi por unë e gjeta kohën për të gatuar ashtu siç e bëj thuajse çdo natë. Do ju tregoj edhe se ku mund t’i gjeni produktet.

Këto sushi kaq të mira… mos u lodhi fare. Këto mund t’i gjeni maksimumi në Japoni, në ndonjë vend aziatik, sepse janë fantastike. Pastaj tek story dytë do ju tregoj hap pas hapi se si e kam gatuar dhe si janë recetat kështu që shikim të këndshëm”.

Ndërkohë, Arbana, e cila është ajo që ka regjistruar videot, i thotë: “Pse nuk të marrin tek ‘Portokallia’ ti? Shko ore, i poshtër”.