Shkencëtarët zbulojnë “padashje” qelizat që ndikojnë në zbardhjen dhe rënien e flokut

Shkencëtarët zbulojnë “padashje” qelizat që ndikojnë në zbardhjen dhe rënien e flokut

523
0

Kërkuesit kanë arritur të identifikojnë qelizat që ndikojnë në rritjen e flokut, si edhe mekanizmin që e bën atë gri. Këto zbulime mund të ndihmojnë në zbulimin e një trajtimi për rënien e flokëve dhe zbardhjen e tyre.

“Megjithëse projekti nisi si një përpjekje për të kuptuar se si disa lloje tumori formohen, përfunduam duke mësuar qelizat që rrisin flokët”, thotë Dr. Lu Le, profesor pranë universitetit të Southwestern. “Me këtë njohuri, shpresojmë se në të ardhmen të mund të krijojmë një përbërje ose të dërgojmë në mënyrë të sigurt gjenet e nevojshme tek folikujt e flokëve për të korrigjuar këto probleme kozmetike”.

Studimi përcaktoi proteinën e quajtur KROX20, e cila është e lidhur me zhvillimin e nervit, e cila në këtë rast shndërrohet në qeliza lëkure të cilat bëhen flokë. Ky paraprijës i flokëve prodhon më pas një proteinë e quajtur faktori i qelizave të trungut (SCF), të cilat janë thelbësore për pigmentimin e flokut.

Kur kërkuesit fshinë gjenin SCF nga minjtë, gëzofi i kafshës u bë i bardhë, ndërsa kur fshinë qelizat që prodhojnë KROX20, asnjë qelizë floku nuk mbiu dhe minjtë qëndruan pa gëzof.

Disa nga pjesët kryesore të këtij studimi diheshin edhe më përpara, por fakti se qelizat e trungut lëvizin nga fija e flokut tek baza, ose rrënja, ose folikulat dhe se cila nga qelizat në folikula prodhojnë SCF ende nuk dihej. Nuk dihej as se cilat qeliza prodhonin proteinën KROX20.

Tani studimi do të fokusohet në përgjigjen e pyetjeve nëse kjo proteinë dhe gjeni SCF ndalojnë së punuari me moshën, si edhe specifikat e funksionimit të tyre tek meshkujt pa flokë. Gjithashtu studiuesit mund të marrin përgjigje edhe pse plakemi, pasi flokët gri dhe rënia e tyre janë ndër shenjat e para të plakjes.