Aktualitet

Shkëlqim Selami: Meta kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale

By vizional

June 09, 2017

Shkëlqim Selami, ish-deputeti i LSI-së, i cili duket se tashmë është rreshtuar përkrah kryeministrit të Shqipërisë, ka bërë thirrje që më 25 qershor të votojnë për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste. Ai ka akuzuar Ilir Metën se kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale “Ndihem krenar që unë dhe disa deputetë të LSI-së nuk u bëmë pjesë e pazareve për rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në kolaps për interesat personal të Metës”, – shkruan ndër të tjera, Selami.

Statusi i plotë

Te dashur miq

Marrë shkas nga intervista e Z.Meta në “Opinion” sot të sqaroj diçka. Nuk kam dashur kurrë të merrem me mediat, aq më tepër me njerëz si Meta edhe pse u përpoqën shumë të hedhin baltë mbi mua. Më në fund e pranoi vetë dhe më vjen mirë që heqja e mandatit tim është thjesht për inat të kryetarit, pasi kërkonte rrëzimin e qeverisë për interesa personale. Ndihem krenar që unë dhe disa deputet të LSI nuk u bëmë pjesë e pazareve për rrëzimin e qeverisë dhe çuarjen e vendit në kolaps për interesat personal të Z.Meta. Vetë kryetari i KQZ e pranoi në komisionin e ligjeve dhe në media se mandatin tim e hoqi pas asnjë provë, por sipas kërkesës së Metës. Z.Meta ti më shumë se kushdo tjetër e di mirë se nuk kam qenë dhe nuk bëhem kurrë prona e askujt. Karakterin tim nuk e ndryshon kurrë as karrigia, as paraja. Në fund dua t’i bëjë thirrje të gjithë atyre që kanë besuar dhe besojnë te puna dhe ndershmëria ime të bëhemi bashkë dhe të votojmë Nr 2 më 25 qershor. Të votojmë si Vlorë, Edi Ramën, njeriun e punës njeriun që do të bëj shtet! Njeriun që ka dash të bëjë shumë më shumë, por nuk e ka lënë miku që sot e demonstroi me qetësinë e tij live me zë dhe figurë.

Fitore PS.