Lajme

SHKD: Zgjedhjet e 30 qershorit, mungesë të thelluar të dialogut politik midis liderëve kryesorë të PS e PD

By vizional

July 30, 2019

Shoqata për Kulturë Demokratike adreson abuzimet me burimet shtetërore për zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019.  Ky Raporti  mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuarnga Shoqata për Kulturë Demokratike.

 

Shoqata Për Kulturë Demokratike, në konferencën  për shtyp,  publikoi raportin e dyte paraprak të projektit “Adresimi i abuzimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet lokale te 30 qershorit 2019”. Në këtë konferencë përfaqësues nga ambasada të ndryshme, përfaqësues të OJQ-ve dhe medias, u bënë publike gjetjet dhe konkluzionet në keqpërdorimin e burimeve shtetërore në katër bashki gjate fushates elektorale per zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Gjatë fjalës së saj, drejtoesha ekzekutive e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta theksoi se Zgjedhjet për Qeverisjen Vendore, 30 Qershor 2019 janë zgjedhjet që do mbahen mend shumë gjatë në vend. “Këto zgjedhje apo votime, do të mbahen mend si zgjedhjet që janë zhvilluar në një situate politike konfliktuale të paprecedentë midis Dy kampeve politike në vend dhe një kaosi e ngërci institucional”-u shpreh zonja Meta.

Raporti i plotë

 

1-        KUADRI LIGJOR

 

Kuadri ligjor duhet të krijojë mekanizma efektivë për të parandaluar zyrtarët publikë nga përfitimi i padrejtë i pozicioneve të tyre në mënyrë që tëndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve.

Neni 88 i Kodit Zgjedhor ndalon përdorimin e burimeve të organeve publike në nivel qendror apo lokal në mbështetje të kandidatëve, partive politike apo koalicioneve zgjedhore.

Rekomandimi nr. 3 në rekomandimet prioritare të raportit të ODIHR 2017 ishte “qeveria duhet të analizojë efektshmërinë e përpjekjeve të mëparshme për të luftuar shpërdorimin e burimeve shtetërore dhe presionet e lidhura me vendin e punës mbi zgjedhësit. Ajo duhet të marrë në konsideratë ngritjen e një organi transparent, të pavarur dhe përfshirës me detyrën dhe kompetencën e veprimit dhe të ndjekjes nëse vihet në dijeni për çështje të tilla në periudhën para dhe pas-zgjedhore. Kjo strukturë mund të ngrihet edhe në nivel vendor në një kohë të mjaftueshme përpara zgjedhjeve të radhës”. Pas dy vitesh çështja e përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë elektorale vijon të jetë problematikë ende e pa zgjedhur.

 

 

 

 

2-        KONTEKSTI DHE MJEDISI I FUSHATËS ELEKTORALE