
Shoqata për Kulturë Demokratike ka hartuar një raport për katër bashki në vend, për atë të Elbasanit, Kavajës, Kukësit dhe Kuçovës. Në këtë raport thuhet se administrata është përdorur për aktivitete, ndërsa shtohet se janë gjetur edhe shkelje me fondet publike. Raporti mbulon punën e kryer nga 4 vëzhguesit afatgjatë në Bashkitë e Elbasanit, Kavajës, Kucovës dhe Kukësit të angazhuarnga Shoqata për Kulturë Demokratike nga data 5 Janar – 25 Maj 2019. Drejtoresha ekzekutive e SHKD-së Gerta Meta theksoi se administratës i është kërkuar pjesëmarrja aktive në aktivitete. “Raporti i ndërmjetëm përfshin gjetjet e monitorimit të kryera në Bashkitë e Elbasanit, Kukësit, Kavajës dhe Kucovës. Në procesin e mbledhjes së informacionit në lidhje me keqpërdorimin e burimeve administrative në periudhën parazgjedhore, vëzhguesit e SHKD-së, kanë zhvilluar takime me bashkëbisedues të ndryshëm të cilët marrin pjesë në zgjedhjet locale të 30 qershorit”-u shpreh zonja Meta.
GJETJET NGA VËZHGUESIT GJATË PERIUDHËS SË RAPORTIMIT
- Në këtë periudhë raportimi, ka pasur raste ku punonjës të administrates publike ju është kërkuar për të marrë pjesë në aktivitete elektorale të partive politike dhe kandidatëve. Janë raportuar disa raste të detyrimit të punonjësve të administrates publike në Bashkitë e Kavajës, Kukësit dhe Elbasanit për të marrë pjesë në aktivitete partiake dhe elektorale.
- Një aspect tjetër është përdorimi I inagurimeve të punëve të rëndësishme publike nga zyrtarë public dhe anëtarë të qeverisë. Raste të tilla janë vënë re në rrethin e Elbasanit, Kavajës dhe Kukësit.
- Përdorimi I rrjeteve sociale vazhdon të mbetet I preferuar nga kandidatët, ku ata ofrojnë mbulimin e evenimenteve në llogaritë e tyre në median sociale.
- Bashkia Kavajë nuk ka publikuar asnjë vendim të këshillit bashkiak në faqen zyrtare Vendime.al dhe nuk i ka mundësuar asnjë informacion vëzhguesit të SHKD-së lidhur me vendimet e marra nga këshilli bashkiak.
- Bashkia e Kavajës në muajin mars ka miratur dhënien e një shumë simbolike prej 5000 lekësh në muaj për fëmjët në nevojë dhe kujdestarët të tyre. Zv. Kryetari I Bashkise Kavaje Dorjan Gjuzi dhe Përgjegjesja e Sektorit të Shërbimeve Sociale, Arta Arkaxhiu, tashmë të dy persona të shkarkuar nga pozicionet e tyre të punës, kishin regjistruar familjarët e tyre në skemat mbështetëse ekonomike.
- Tjetër rast po në Bashkinë e Kavajës është kallëzimi që IKMT ka bërë për kryetarin e Bashkisë së Kavajës dhe disa nga vartësit e tij ku në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë shpërdoruar detyrën duke lejuar ndërtimin e objekteve në territorin që administrojnë.
REKOMANDIME
- Të merren masa për mbrojtjen ligjore për punonjësit e administrates publike, me qëllim për të penguar përdorimin apo angazhimin e tyre në fushatë zgjedhore.
- Autoritetet përkatëse duhet të konsiderojnë marrjen e masave për të siguruar që nuk ushtrohet presion mbi punonjësit e administrates publike, si dhe personava të tjerë për të marrë pjesë në fushatën e partive politike apo kandidatëve.
- Abuzimi me burimet administrative për qëllime të fushatës zgjedhore duhet të ndalohet nëpërmjet zbatimit të ligjit dhe vënies përpara përgjegjësisë të personave që e shkelin atë.
- Task Forcë duhet të krijohet më përpara nisjes së fushatës zyrtare dhe të ndjekë të gjitha shkeljet jo vetëm gjatë nisjes së fushatës zyrtare, por edhe më përpara duke ditur se partite politike e nisin fushatën disa muaj para dates së zgjedhjeve
- Kryetarët aktualë në Bashkitë se Kavajës dhe Kukësit gjatë periudhës së fushatës zyrtare të zgjedhjeve locale të 30 qershorit duhet të mos shpërdërojnë detyrën ose të abuzojnë me fondet publike.
- Bazuar ne Kodin zgjedhor te gjithe kandidatet per kryetar Bashkie, si subjeke te zgjedhura duhet te hapin nje llogari te posacme bankare per fushaten per donacionet mbi 100.000 leke .
- Te gjithe kandidatet per kryetar Bashkie duhet te regjistrojne shpenzimet te fushates duke perdorur formatin TIP te KQZ dhe te dergojne formularin e plotesuar ne zyren qendrore te subjektit zgjedhor Brenda 30 diteve nga data e zgjedhjeve.