SHKD: Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës

SHKD: Procesi aktual i Reformës Zgjedhore drejt dështimit të radhës

219
0

Shoqata për Kulturë Demokratike kërkon nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të bëj me urgjencë transparencën mbi çështjet thelbësore zgjedhore.

 

Në një deklaratë për mediat, SHKD thekson se reforma Zgjedhore është procesi më i rëndësishëm reformues në përcaktimin e një procesi zgjedhor të lirë e të ndershëm , i cili përbën gurin e themelit të sistemit demokratik, dhe si i tillë ky proces reformues duhet të sigurojë transparencë maksimale dhe zbatimin më të mirë të kuadrit ligjor e veçanërisht të legjislacionit mbi konsultimin publik, të gjithëpërfshirjes së aktorëve të interesuar si dhe të trajtimit e shqyrtimit me seriozitet të propozimeve dhe rekomandimeve të tyre. “Shoqata për Kulturë Demokratike, është një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë kohës e në vijim e ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus midis tyre

Diskursi i ashpër politik midis 2 partive më të mëdha në vend, PS e PD, ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në vend dhe mungesa e transparencës në vashdim të ecurisë së këtij Komisioni po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëvë kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë mos sigurimin e një mekanizmi lgjor që të ndihmojë në dhënien e besimit ose në forcimin e integritetit të proceseve zgjedhore”-thuhet në deklaratë. SHKD sjell në kujtesë se Kuvendi i Republikës Shqipërisë në datën 10.02.2022 ka miratuar

vendimin Nr .12/2022 për ngritjen e Komisionit të Posacëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore me një mandat 6 mujor. Fillimi i sezonit te ri të punës së Parlamentit, në 5 Shtator 2022, e gjen Komisionin e Posacëm të Reformës Zgjedhore me një mandate pune të skaduar ligjërisht. Inkurajojmë Kuvendin e Shqipërisë të vendos zgjatjen e afatit të ushtrimit të veprimtarisë së Komisionit me një vendim të vecantë të saj ,për të lejuar ligjërisht vazhdimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore. “Edhe pse jemi në prag të dekretimit të datës së zgjedhjeve lokale në pranverën e vitit 2023 nga Presidenti i Republikës së Shqiperise, SHKD thekson me forcë se procesi aktual i Reformës Zgjedhore është sërish drejt dështimit të radhës e duket se po manifeston sërish një sjellje aspak institucionale dhe një sjellje politike aspak qytetare e të maturuar, duke thyer plotesisht besiminn e qytetarëve dhe votuesve shqiptare për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend . Arritjet e deritanishme që kanë shënuar proceset zgjedhore, por edhe të gjitha problematikat e deritanishme që i kanë shoqëruar ato janë meritë, por edhe përgjegjësi e drejtëpërdrejtë e dy forcave kryesore politike, Partisë Socialiste (PS) dhe Partisë Demokratike (PD). Shoqata për Kulturë Demokratike (SHKD), sjell sërish në vëmendje se shumica e përfaqësimit në Komision me deputetë të këtyre dy forcave dhe drejtimi i tij me bashkëkryesim të PS e PD ështe një formulë e pranuar që synon të përbëjë garanci për mosveprime të njëanshme nga asnjëra prej palëve dhe jo të mbizotërojë një frymë për një dakortësi të mbyllur mes tyre. Ndaj në mënyrë absolute procesi i Reformës Zgjedhore duhet të jetë një model shembullor i ligjshmërisë, gjithëpërfshirjes dhe transparencës për çdo proces tjetër politik, ligjor apo ndërinstitucional. E shqetësuar nga ecuria e deritanishme e këtij procesi, e sipas një njoftimi që nesër më date 6 Shtator 2022, ora 10.30, do të mblidhet Komisioni i Posacëm për Reformën Zgjedhore, Shoqata për Kulturë Demokratike, i bën thirrje të 2 bashkekryetarëve të Komisionit të Reformës Zgjedhore, z Damian Gjiknuri e z.Enkelejd Alibeaj, që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit për interesat madhore të vendit, t’i kushtojnë vëmendjen e seriozitetin e duhur këtij procesi dhe të japin mesazhe të qarta e konrete për të berëë publike, në mënyrë urgjente, finalizimin e Reformes Zgjedhore , ashtu sikundër e kanë premtuar që nga viti 2012. Shoqata për Kulturë Demokratike, inkurajon Komisionin e Posacem të Reformës Zgjedhore në gjetjen sa me shpejt të vullnetit politik, nëse pretendohet të adresohen ndryshime të çështjeve thelbësore të procesit zgjedhor e të bashkërendohet puna e përbashkët e në mënyrë paralele me Komisionin e Reformës Administrativo-Territoriale, pasi në dritën e rekomandimeve të Kodit të Praktikave të Mira për Çështjet Zgjedhore të Komisionit të Venecias, këto ndryshime ligjore duhet të reflektohen një vit para zgjedhjeve vendore të pranverës 2023. Në këto rrethana, SHKD sjell në vëmendje se Komisioni duhet të angazhohet përfundimisht në adresimin e problematikave ngushtësisht të lidhura me procesin e Zgjedhjeve Lokale për vitin 2023 , duke informuar publikun në kohe reale e gjithë institucionet që mireadministrojnë proceset zgjedhore në Shqipëri. Realizimi i Reformës Zgjedhore në vend, veçanërisht pas hapjes snegociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian, merr një rëndësi jetike për të ardhmen demokratike të Shqipërisë. ”-thuhet në deklaratë.