“Shkau në një moment prove” Albi Nako sqaron të vërtetën e pushimit...

“Shkau në një moment prove” Albi Nako sqaron të vërtetën e pushimit nga puna të Gracianos me sms

268
0

Albi Nako, Enada Hoxha dhe Dojna Mema ishin të ftuar në studion e Bieta Sulos, nga ku folën për “Just Dance”, spektaklin e kërcimit që pritet të fillojë së shpejti. Albi u shpreh i kënaqur për pjesëmarrjen në këtë format të ri, duke treguar se gëzon marrëdhënie shumë të mira si me Enadën edhe me Gracianon, autorin e “Just Dance”. Kjo gjë na bëri paksa habi pasi 2 vite më parë u përfol se ai e pushoi Gracianon nga puna me një sms.

 

Lidhur me këtë, që asokohe u diskutua gjatë në shtypin rozë, reagoi më në fund vetë Albi, duke thënë: “Graciano është djalë me zemër të bardhë, me zemër të madhe. Është njeri me shumë pozitivitet, pa qenë nevoja të bëj shumë elozhe për të. Por nuk e di pse pa dashje në një moment prove ai shkau dhe i ktheu një përgjigje padashje dikujt.

 

Një njeri që ishte mbi ne. Të gjithë u kthyen nga unë, me idënë “ky balerini yt nga e mori fuqinë që ktheu një përgjigje etj etj në skenë”, se s’ mund ta them të vërtetën 100%, se duhet të jem i kujdesshëm”, tha ndër të tjera Albi.