Shkatrrohet një tjetër bandë krimiale, mes tyre edhe shqiptarët

Shkatrrohet një tjetër bandë krimiale, mes tyre edhe shqiptarët

336
0

Një tjetër bandë e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, është shkatërruar nga policia e vendit fqinj.

Mediat italiane raportojnë se aksioni i policisë është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm nga policia e Bolonjës.

Kjo ka ekzekutuar urdhër arreste ndaj disa shtetasve shqiptarë dhe italianë që janë vënë nën akuzë për trafik ndërkombëtar të drogës.

Sipas policisë, pjesetarët e bandës, emrat e të cileve nuk bëhen ende te ditur, merreshin me trafikun e marijuanës dhe kokainës nga Shqipëria në territorin e Puglias. Këtu droga grumbullohej dhe më pas trafikohej në Emilia Romagna, Toskana e Lombardia.