Shkarkohet zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Hetimit Tatimor, Ervin Hoxha. Ai mbante detyrën e zëvendësdrejtorit të Përgjithshëm të funksioneve operacionale.
Shkarkimi i tij vjen tre javë pas nisjes së aksionit anti-informalitet.
Sipas televizioneve informative, Ervin Hoxhës i është kërkuar ditën e hënë dorëheqja prej ministres me kërkesë të kryeministrit Rama.