Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo: Nuk justifikon pasurinë

Shkarkohet gjyqtari i Kushtetueses Fatos Lulo: Nuk justifikon pasurinë

473
0

Vetingu dha rezultatin e parë: Gjyqtari Fatos Lulo shkarkohet nga detyra si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Vendimi u dha sot nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit. Sakaq, avokati Ardian Visha tha se vendimi është i padrejtë dhe se do ta apelojë. Në qendër të hetimit është pasuria e deklaruar ndër vite nga gjykatësi Lulo.

Ai ka deklaruar një shumë prej 480 mijë dollarësh kanadezë që nuk e justifikon dot. Avokati ka thënë se Lulo ka marrë këtë shumë nga e motra biznesmene, por që nuk e ka bindur KPK-në. Me largimin e Lulos, Gjykata Kushtetuese ka mbetur me 5 anëtarë. Pra Gjykata Kushtetuese ka dale jashte funksionit, pasi nuk mund të ketë asnjë vendimmarrje.