Pas vendimit te dhene nga KPA, qe shkarkoi nga detyra ish-prokurorin Besnik Muçi, aktualisht anetar i Gjykates Kushtetuese, i dekretuar e me pas i betuar te kreu i Shtetit, vjen reagimi i menjehershem nga Presidenca.
Zedhenesi i presidentit Meta, e cileson te turpshem vendimin, per te cilin thote se ka “zero suprize nga vettingu i Partise”.
“Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet”-shkruan ai.
Postimi i Tedi Blushit
ZERO SURPRIZË nga vettingu i Partisë. Pas dështimit të rrëmbimit flagrant të Gjykatës Kushtetuese, rikthehet skenari për bllokimin e këtij institucioni nga të njëjtët aktorë që e bllokuan për tre vjet. TURP! TURP! TURP!