Shkaktoi 400 divorce, njihuni me “përgjegjësin” e kësaj historie

Shkaktoi 400 divorce, njihuni me “përgjegjësin” e kësaj historie

412
0

Zakonisht filmat në mbrëmje rezervohen për t’u parë me të dashurit. Por nëse shihni në Netflix shfaqjen e Daniel Sloss me gjysmën tuaj, situata mund të bëhet e sikletshme. Madje mund edhe të përçajë lidhjen apo martesën tuaj. Komediani skocez thotë se një shaka 20 minutëshe në një nga shfaqjet e tij u bë përgjegjëse për ndarjen e më shumë se 400 çifteve. Stand up-et e tij filluan të transmetoheshin vetëm 10 ditë më parë, por mesa duket kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm. Në shfaqjen e titulluar Jigsaw, 28 vjeçari tall konceptin që kanë të gjithë për shpirtin binjak. Mesazhi që jep shoqëria është: “Nëse nuk je me dikë, je i dëmtuar. Nëse nuk je me dikë, je i paplotë. Nëse nuk je me dikë, nuk je i mbushur”. Nisur nga kjo Sloss thotë: “Neve na bëjnë të ndihemi sikur kemi nevojë për dikë që të jemi të plotësuar – kjo do të thotë që shumë përfundojnë me personin e gabuar. Ne do ta detyrojmë këtë dreq personi të jetë pjesë e jetës tonë sepse më mirë të kemi diçka sesa asgjë”.