Shirat përmbytin Durrësin, Gjirokastrën e Lazaratin, probleme me qarkullimin

Shirat përmbytin Durrësin, Gjirokastrën e Lazaratin, probleme me qarkullimin

399
0

Shirat e denduar gjatë natës së mbrëmshme kanë përmbytur disa lagje të Durrësit, Gjirokastrës dhe Lazaratit.

Mësohet se në Durrës janë hasur probleme në zonën pranë stadiumit të futbollit “Niko Dovana”. Vërshimi i ujit në rrugë ka vështirësuar qarkullimin, po me pakësimin e reshjeve të shiut është normalizuar edhe situata.

Një situatë akoma më e rëndë paraqitet në Gjirokastër, pasi është rritur shtrati i Përroit të Çullos duke rrezikuar përmbytjen e disa banesave.

Ndonëse ekipet e emergjencave të bashkisë kanë filluar ndërhyrjen me eskavatorë, rreziku paraqitet i madh.

Gjithashtu edhe në Lazarat ka probleme pasi ka dalë nga shtrati përroi i Sopotit dhe ka izoluar lagjen Lënxat, ndërkohë po punohet për normalizimin e situatës.