“Shimpazetë në Parlament”, piktura shitet në ankand për 12.2 milionë dollarë

“Shimpazetë në Parlament”, piktura shitet në ankand për 12.2 milionë dollarë

353
0

 

 

Një pikturë e Banksy që tregon Dhomën e Komuneve të mbushur me shimpaze është shitur në ankand për 12.2 milionë dollarë.

Vepra e artit 4 metra e gjerë u pikturua nga artisti anonim i Bristol në 2009.

“Parlamenti i dorëzuar” pritej të shitej në ankand për 2.4 milionë dollarë. Por u shit shumë më shumë sesa vlerësimi i saj në Sotheby në Londër të enjten.

“Çmim rekord për një pikturë të Banksy  u vendos në një ankand. Turp, unë akoma nuk e zotëroja atë,”-shkroi piktori në një postim në Instagram.

Shitja e pikturës theu rekordin e mëparshëm  të Banksy, që ishte 1.8 milionë dollarë për “Keep It Spotless” që u shit në Sotheby në Neë York në vitin  2008.