Shikoni si i vret vaji i kanabisit qelizat e kancerit (Video)

Shikoni si i vret vaji i kanabisit qelizat e kancerit (Video)

538
0

kan_1471866602-4437704Me 18 gusht të vitit 1974, Washington Post kishte shkruar: “THC e ka ngadalësuar rritjen e kancerit në mushkëri, kancerit në gji etj., si dhe e ka zgjatur jetën e minjve për rreth 36 për qind”, transmeton Telegrafi.

Por, gjatë kësaj kohe titujt kryesorë të gazetave ishin dominuar me skandalin e Nixon dhe Watergate, dhe kjo mund të jetë arsyeja e mungesës së publicitetit të këtij lajmi.

Sidoqoftë, një raport më i vonshëm i publikuar me 3 shtator të vitit 1975 nga Journal of the National Cancer Institute kishte marrë vëmendje të majme. Studimi kishte treguar se Delta 9 THC, Delta 8 THC dhe kannabinoli (CBN) mund ta pengojnë rritjen e tumorëve të caktuar në mushkëri.

Qysh nga atëherë, edhe studimet moderne që merren me temën e kanabisit dhe ndikimit të saj tek personat me kancer kanë deklaruar se fije të caktuara të THC-së janë të afta t’i vrasin qelizat kanceroze, ndërsa qelizat tjera i lënë rehat dhe të shëndetshme, ndryshe nga kimioterapia.
https://www.youtube.com/watch?v=6OhUtL6T6BE