Shqipëri
Kalimi i një sistemi të fuqishëm vranësirash do të gjenerojnë reshje shiu në të gjithë vendin ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, shoqëruar me stuhi të forta ere. Më të problematike situata do të paraqiten në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të territorit. Orët e pasdites dhe mbrëmjes vonë do të sjellin dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend. Ndërsa do të mbetet problematik parametri i erës jo vetëm në brigjet detare por edhe në sipërfaqen e tokës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 5°C deri në 21°C. Era do fryjë e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 55 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 – 4 ballë.
Kosova
Republika e Kosovës do të jetë nën ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që të ketë vranësira të dendura dhe reshje shiu, ku më të dendura paraqiten në zonat perëndimore dhe veriperëndimore të Kosovës. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë dobësim të ndjeshëm të intensitetit të shirave në vend duke bërë që të jenë në sasi disi më të pakta. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 6°C deri në 19°C. Era do të fryjë mesatare, por herë pas here forcohet duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi permanent Jugor.
Maqedonia e Veriut
Territori i MV, mbetet nën dominimin e vranësirave të shumta përgjatë gjithë 24 orëshit duke gjeneruar rrebeshe shiu të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të territorit të MV. Ndërsa orët e mbrëmjes vonë do të sjellë përmirësim të përkohshëm të kushteve atmosferike duke i larguar reshjet përkohësisht nga territori i MV. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në vlerat minimale por rënie e ndjeshme pritet në vlerat e mesditës duke u luhatur nga 6°C deri në 21°C. Era do të fryjë mesatare paradite por deri e fortë gjatë pasdites duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor.
Europa
Zhvillimi i dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht në Perëndimi – Jugperëndim të Europës me ndikim deri në qendër të kontinentit do të diktojë kushte të paqëndrueshme atmosferike në ishujt britanikë, gadishullin Iberik si edhe Europën Qendrore duke sjellë vranësira dhe reshje të dendura shiu shoqëruar me stuhi të fuqishme ere, ndërkohë në Skandinavi priten edhe reshje dëbore. Po ashtu, Gadishulli i Ballkanit do të përfshihet nga një sistem frontesh duke sjellë reshje të dendura shiu si edhe erëra të fuqishme ndërsa nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta do të Europa Lindore si edhe brigjet e detit të Egjeut.