Shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin, këto zona kanë rrezik për...

Shi dhe shtrëngata në të gjithë vendin, këto zona kanë rrezik për përmbytje

326
0

Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, intensive në qarqet Fier, Berat, Korçë dhe mesatare në qarqet e tjera. Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

Nga llogaritjet e IGJEUM, për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve në qarqet Durrës, Elbasan, Berat, Korçë, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër ka mundësi për përmbytje lokale kryesisht në fundin e ditës së sotme (e martë, dt.12) dhe pjesën e parë të ditës së nesërme (e mërkurë, dt.13). Në zonat urbane, problemet mund të shfaqen në varësi të gjendjes së sistemit të kanalizimeve. Basenet e lumenjve Shkumbin, Seman dhe Vjosë do të kenë rritje të prurjeve përgjatë fundit të ditës së martë dhe nivelet me të larta në pjesët e tyre fushore do jenë në mesditën e ditës së mërkurë. Nivelet maksimale paraprakisht mendohet se nuk do ti kalojnë kuotat e argjinaturave dhe nuk parashikohen dalje nga shtrati.
Llogaritjet hidrologjike për lumenjtë kryesorë do të ndryshohen nga IGJEUM në varësi të sasisë së reshjeve që do të bien në basene. Për çdo ndryshim në lidhje me përmbytjet do kemi komunikim të ri.

Ndërkohë temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 15 / 20 °C
në vendet e ulëta: 15 / 20 °C
në vendet malore: 9 / 15 °C