\
Filloni ta trajtoni partnerin tuaj ashtu siç bëni me miqtë – tregoni interesim të sinqertë për jetën e tij dhe tregoni atë që ju ndodh në jetën tuaj.
1. Planifikoni tërë ditën, mu sikur keni bërë në fillim të lidhjes Dita juaj e pushimit duhet të përfshijë mëngjesin e vonuar në krevat apo një piknik të vogël në park. Kjo nuk është e thënë të jetë diç luksoze, as e shtrenjtë. Shikimi i filmave të cilët bashkë i keni shikuar në fillim të lidhjes mund të jetë gjë e thjeshtë, por edhe aktivitet romantik.
2. Përgatituni për të bërë seks Shumica e partnerëve planifikojnë ngjarje të shumta në jetë (pushime, kremtime ditëlindjesh, festa…) shumë më hollësisht dhe me shumë angazhim. E po seksi a nuk meriton një qasje të tillë?
3. Premtoni vetes që partnerin më nuk do ta injoroni Filloni ta trajtoni partnerin tuaj ashtu siç silleni ndaj miqve – kushtoni interes të sinqertë për jetën e tij dhe tregoni atë që ju ndodh në jetën tuaj. Aq shumë ngjarje ndodhin gjatë ditës – mos i mbani detajet interesante dhe ndodhitë vetëm për miqtë tuaj, por ndani edhe me partnerin.
4. Bisedoni, por vetëm për gjëra reale! Tregoni partnerit se çka ju bën të lumtur, dhe për çka ndiheni e dashuruar dhe e dëshiruar. Shmangni frazat e përgjithshme si p.sh. “bëhu më romantik”. Nëse me këtë mendoni “dëshiroj të më mbash për dore kur jemi jashtë shtëpisë”.
5. Përqafojeni partnerin kur ktheheni nga puna Partneri juaj mbase kurrë nuk ju ka thënë që kënaqet kur e përqafoni kur ktheheni nga puna në shtëpi. Tani është rasti që të përmirësohet kjo gjë. Dëgjojeni me kujdes dhe bëjeni atë që kërkon nga ju. /Telegrafi/