Sherri me Kazhanin/ Fatma Haxhialiu ia thotë në sy Julian Dedës: Po...

Sherri me Kazhanin/ Fatma Haxhialiu ia thotë në sy Julian Dedës: Po të jesh burrë kërko falje

477
0

 

Në emisionin “Thumb On” të Fatma Haxhialiut dhe Aulona Mustës ka qenë i ftuar aktori i humorit Julian Deda, i cili është përfolur kohët e fundit për sherrin me gazetaren Mira Kazhani.

Për këtë u diskutua edhe në studio ku Fatma i tha Julit se duhet t’i kërkojë falje Mirës, ndërsa aktori deklaroi se do ta bëjë këtë vetëm nëse gazetarja i kërkon falje banorëve të Astirit.

Jul Deda: Unë këtij personi nuk ia kam përmendur emrin në asnjë status, ajo duke qenë se është një person që gabon shumë e kupton që bëhet fjalë pikërisht për të. Ajo është një batutë, por kur shoh që në të gjithë këtë vorbull, pasi e gjithë grania është lëshuar për të mbrojtur njëra-tjetren, nuk pres që një grua apo femer të dalë të bëjë një shkrim kundër të njëjtës gjini që vuan tek Astiri, që janë rrahur dhe presekutuar. Ti gjejmë një burrë është një batutë që nënkupton se ke nevojë për një paracetamol. Unë nuk u merzita nga komenti i saj, nuk me preku sepse ishte një përgjigje mllefi.

Fatma: Po të jesh burrë, i kërkon falje publike.

Jul Deda: Unë ti kërkoj falje asaj? Po sikur ti kërkoj falje ajo të gjithë grave të Astirit që i bëri ato, atëherë ia kërkoj unë.

Fatma: Pse Mira Kazhani e ka bërë atë që u bë në Astir?

 

Jul Deda: Pse unë e thashë atë? E ka thënë Churchill-i.

Juli tregoi në emision sherrin që nisi pas deklaratës së aktorit për Kazhanin, pasi kjo e fundit kishte deklaruar se protesta e banorëve të Astirit është dështim.

“Kësaj gazetaruces populiste, që protesta e banorëve të Astirit i duket dështim, gjejini një burrë të qetësohet, se gjynah!”, shkruante Juli, ndërsa gazetarja iu përgjigj menjëherë.

“I dashur Juli. Është e vërtetë që nuk kam akoma një burrë. Mesa shoh as gruaja jote nuk ka”, deklaroi ajo dhe kaq u deshën pë t’u nxehur gjakrat.

Shperndaje