Sherr në mes të New York-ut, disa serbë provokojnë shqiptarët me ‘3...

Sherr në mes të New York-ut, disa serbë provokojnë shqiptarët me ‘3 gishtat’ dhe dokumentarin anti-Kosovë

1127
0

Pas transmetimit të dokumentarit ‘’The Weight of 3 Chains’’, disa anëtarë të stafit të regjisorit serb të këtij dokumentari, provokuan shqiptarët me slogani e shkruar në serbisht ‘’Nuk e japim Kosovën’’, si dhe ngritën 3 gishta, simbol i ultranacionalizmit serb.

 

Kjo bëri që një numër i madh shqiptarësh të mblidheshin përpara kinemasë ‘’SVA’’, ku lëshuan sharje dhe thirrje ndaj provokatorëve duke iu përgjigjur dhe me këngë ‘’O Kosovë o nëna ime’’.

 

Duke parë këtë situatë, policia mbërriti në terren ku arrestoi disa shqiptarë që ccanë kordonin e rrethimit.

 

Dokumentari ‘’The Weight of 3 Chains’’ paraqet Kosovëm me imazh të keq dhe kjo i ka revoltuar shqiptarët dhe është financuar nga qeveria serbe.

 

Shqiptarët, ne kor iu kundërpërgjigjën serbëve, vazhdimisht me thirrjet e forta: “UÇK, UÇK”, “Kosova është Shqipëri!”, “Kosova është Shqipëri”,“Adem Jashari”, “Serbia, është vrastare”, “Ju jeni Vrasës-Vrasës”,  ‘’Ju jeni kriminel” Ju jeni Përdhunues,  përdhunues, Ju jeni Terroristë , terroristë!, ‘’Turp për Ju”, “Pse nuk kërkoni falje!” “Amerika, është me ne!’’, ‘’Amerika, është me ne!”, ‘’Faleminderit Policisë së Nju Jorkut!’’.