Sherr në Komision/ Malaj- Ahmetajt: Të kam mësuar si të jesh i...

Sherr në Komision/ Malaj- Ahmetajt: Të kam mësuar si të jesh i dobishëm (DEBATI)

390
0

 

 

Ka nisur me debate, mbledhja në Komisionin e Ekonomisë ku po diskutohet lidhur me shkarkimin e Arben Malaj.

 

Ish-ministri i Financave Malaj i drejtuar Ahmetaj duke i thënë se dikur ai e mësoi të jetë i dobishëm për Shqipërinë.

 

Sakaq Malaj ka kërkuar që të kishte një përfaqësues nga ana e kryeministrisë, pasi çështja duhet trajtuar ligjërisht.

 

Ndërkohë Ahmetaj, është shprehur se ligji nuk shpreh detyrim, megjithatë Këshilli i Ministrave nuk ka dërguar përfaqësues.

 

Pjesë nga debati:

 

Malaj: Unë do të bëj raportimin profesional në raport me propozimin  që ju mund ta thonit se iniciuesi i këtij propozimi është vetë kryeministri dhe këtu ka një ngërc institucional sepse cdo vendim i qeverisë vjen me dy firma, me firmën e propozuesit dhe me firmën e kryeministrit, në këtë rast kush është përfaqësuesi i qeverisë dhe kush është përfaqësuesi i kryeministrit në këtë ballafaqim publik, mun të më ndihmoni zoti kryetar ta kuptoj procedurën?

 

Ahmetaj: Po ligji i jep të drejtë këshillit të ministrave që të ketë prezent një përfaqëues, këshilli i ministrave është njoftuar për këtë seancë. Ka njoftuar që nuk do të sjellë përfaqësues. Unë do ti referohem kuvendit, është e drejtë dhe jo detyrim.

 

Malaj në respekt te marrëdhënies…

 

Malaj: Jo unë s’kam asnjë marrëdhënie me ju. Vetëm profesionale. Bashkë i lame pas qe ne vitin 1997 kur digjej Shqipëria

 

Ahmetaj: Ju kërkuat avokat…s’është e nevojshme, por dakord

 

Malaj: Dikur ju mësoja unë juve të ishit i dobishëm për Shqipërinë, tani do më tregoni ju mua nëse duhet ose jo avokat.

 

 

Ndër të tjera, Malaj foli dhe për kërcënim të familjes së tij, ndërsa shtoi se kryeministri Rama i ka çuar natën mesazh Erjon Braçes për shkarkimin e tij.

 

“Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

 

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”, tha Malaj.