Aktualitet

Sherr në emision, deputetët kosovarë qëllohen me grushta dhe gota

By vizional

September 29, 2017

Nisi si një debat televiziv, por pëfundoi në sherr me grushta. Ngjarja ndodhi në Kosovë në emisionin ‘Info Magazinë’, ku ishin përballë njëri-tjetrit deputetët Frashër Krasniqi dhe Milaim Zeka. Ata fillimisht janë fyer rendë me njëri tjetrin, ndërsa më pas Krasniqi ka gjuajtur me ujë Zeken. Ky i fundit i është përgjigjur Krasniqit në të njëjtën mënyrë. Më pas Krasniqi është ngritur nga ulësja dhe e ka grushtuar Zekën.