Sherr mes tre të rinjve në Kuçovë, një prej autorëve i ikën...

Sherr mes tre të rinjve në Kuçovë, një prej autorëve i ikën Policisë, çfarë u gjet në automjetin që la pas

137
0

 

Dy persona janë arrestuar dhe i treti është larguar pas një sherri në Kuçovë i cili mund të kishte pasoja fatale për jetën. R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç po konfliktoheshin me Xh.K në lagjen ‘’11 shkurti’’ të qytetit.

 

Ky i fundit është larguar nga vendngjarja duke lënë pas automjetin e tij kurse dy të tjerët u arrestuar. Policia thotë se ndërhyu në kohë për të parandaluar përshkallëzimin e ngjarjes. Në automjetin e Xh.K, 25 vjeç,  person i cili i shpëtoi Policisë u gjet një armë kallashnikov.

 

NJOFTIMI I POLICISË

 

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën midis tre të rinjve.

 

 

Në pranga dy shtetas, një tjetër shpallet në kërkim.

 

Sekuestrohet një armë zjarri automatikë.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë, kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes pas marrjes së njoftimit se në lagjen “11 Shkurti” në Kuçovë, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, për motive të dobëta po konfliktoheshin me shtetasin Xh. K., 25 vjeç.

 

Shërbimet e Policisë parandaluan përshkallzimin e mëtejshëm të konfliktit duke neutralizuar dhe arrestuar në flagrancë dy prej të rinjve, shtetasit R. Gj., 31 vjeç, dhe Xh. D., 22 vjeç, ndërkohë që shtetasi tjetër Xh. K., 25 vjeç arriti të largohej duke lënë në vendngjarje pa mjetin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit Xh. K., shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri automatikë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

 

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosje e kryer në bashkëpunim”.

loading...