Sherbela kundër flokëve të thinjur dhe të yndyrshëm; ja si përgatitet çaji...

Sherbela kundër flokëve të thinjur dhe të yndyrshëm; ja si përgatitet çaji magjik!

392
0

Nëse nuk na besoni, pyesni gjyshen tuaj. Sherebela bën mrekulli për flokët. Lufton thinjat, forcon ngjyrën e flokëve dhe lufton yndyrën. Një çaj 100% natyral me gjethet e sherebelës të cilën mund ta kultivoni edhe vetë lehtësisht do të ishte aleati juaj i flokëve të bukur, të patrajtuar me bojë e kimikate.

 

Për të përgatitur çajin me sherebelë kundra flokëve të bardhë duhen:

 

Gjethe sherbele të freskëta (ose të thata)

 

3 gota ujë

 

 

Një tenxhere

 

Përgatitja: Merrni një tenxhere, shtoni 3 gota ujë dhe gjethet e sherebelës. Ziejini për dy orë. Kur të ftohet, aplikojeni çajin në flokë të lagur dhe lëreni për 40 minuta. Mund ta përdorni edhe në flokë të thatë duke e tamponuar butësisht.

 

Përsëriteni 1 herë në javë për një muaj.

 

Në rast se do ta përdorni këtë çaj për flokë të yndyrshëm, mund t’i shtoni dhe bimë të tjera si trumëz dhe rozmarinë të cilat i japin më shumë shkëlqim flokut.