Sheqeri i dëmshëm për zemrën, po sheqeri te frutat?

Sheqeri i dëmshëm për zemrën, po sheqeri te frutat?

356
0

Sheqeri i bardhë e i përpunuar, konsiderohet si një prej armiqve më të mëdhenj të shëndetit. Konsumi i lartë e i vazhdueshëm i sheqerit jo vetëm që zmadhon depozitat e yndyrës në trup por edhe shkakton dhjamosje të mëlçisë.

 

Kjo e fundit është faktor kontribues në shfaqjen e diabetit, që në vetvete nxit sëmundjet e zemrës. Konsumi i sheqerit rrit tensionin e lartë të gjakut dhe inflamacionin kronik, dy faktorë të rëndësishëm në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

Po Sheqeri i Frutave? Gjithçka varet nga nevojat personale të organizmit. Për shembull, nëse ju vuani nga diabeti apo nga ndonjë problem, trajtimi i të cilit kërkon një qasje të kujdesshme ndaj sasisë së sheqerit dhe karbohidrateve, atëherë duhet të tregoni kujdes edhe me frutat.

 

Në rastin e frutave, sheqeri vjen bashkë me fibrat, mineralet dhe vitaminat gjë që balancon situatën në organizëm. Kësisoj, ai bëhet shumë herë më pak i dëmshëm se sheqeri i përpunuar.

Sidoqoftë, sheqeri mbetet sheqer, ndaj edhe në rastin e frutave, nuk duhet tepruar, ose më saktë duhet vendosur një ekuilibër. Frutat më të mira, pra me më pak sheqer dhe me më shumë minerale, antioksidantë, vitamina dhe fibër janë boronicat, manaferrat, luleshtrydhet dhe boronicat e kuqe.