
Tiranë- Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi, humb jetën në spitalin e Infektiv pacienti 66-vjeçar.
Njoftimi i ministrisë të Shëndetësisë:
Ndërron jetë në spitalin infektiv pacienti 66-vjeçar, kishte komplikacione të rënda Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë pacienti i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ishte në gjendje të rëndë, në respirim të drejtuar në reanimacion.
66-vjeçari nga Lushnja prej disa ditësh ishte i shtruar në shërbimin Infektiv, në gjendje të rëndë. Pacienti vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale.