Lajme

Shenjat zodiakale dhe frika që mbartin gjithmonë me vete

By vizional

June 01, 2020

Sot do të flasim për shenjat zodiakale që kanë shpesh dhe gjithmonë frikë. Për ato personalitete që për një arsye apo për një tjetër, mbërthehen nga ankthi dhe terrori kur janë përballë zgjedhjeve apo situatave të caktuara.

Le ta nisim nga shenja e Peshores, një tip personaliteti që ka si objektiv themelor kërkimin e ekuilibrit dhe shpesh edhe perfeksionin. Pikërisht kërkimi i vazhdueshëm i harmonisë, i bën të rrëshqsin nën kthetrat e emocioneve të frikës. Frika se mos nuk u pëlqejnë të tjerëve, se nuk janë mjaftueshëm në lartësinë e duhur i shqetëson shumë.

Edhe shenja zodiakale e Gaforres është shpesh viktimë e këtyre paranojave. Mbi të gjitha kur është fjala për raporte sociale, shenja e Gaforres mendon shpesh se nuk bën mjaftueshëm për të ndihmuar të tjerët. Bëhet fjalë për njerëz me instinkt të lindur të mbrojtjes që shpesh ndihen të paaftë për t’u përballur me dhimbjen e të tjerëve.

Ç’të thuash për shenjën zodiakale të Peshqve? Po flasim për njerëz ekstremisht të ndjeshëm, empatikë dhe romantikë. Shenja e Peshqve është një shenjë që ka frikë të vuajë, të tradhtohet dhe të lëndohet.

Së fundi, do të flasim për shenjën e Demit. Një shenjë që në pamje të parë mund të dukete fortë dhe pothuajse menefregiste, por që ka frikë shumë shpesh.

Një nga frikat më të shpeshta të njerëzve nën këtë shenjë zodiakale është ajo e së ardhmes. Duke mos qenë një shenjë që i do ndryshimet, Demi ka frikë se e ardhmja mund ta ndryshojë jetën e tij.