Shenjat që tregojnë se diçka nuk shkon/ Si ta kuptojmë që na...

Shenjat që tregojnë se diçka nuk shkon/ Si ta kuptojmë që na ka prekur “dëshpërimi i janarit”

306
0

Periudha pas pushimeve të Vitit të Ri për shumë njerëz është stresuese, sepse rikthehemi në punë dhe në përditshmërinë tonë pas një pauze disa ditore. Për shumë psikologë stresi që mund të përjetojmë në këtë periudhë njihet si “depresioni i janarit”. Shqetësimet mund të zgjasin për disa javë dhe zakonisht bëhen edhe më të dukshme pas datës 21 janar, e cila njihet edhe si dita më depresive e vitit.

 

Në përgjithësi në këtë periudhë ne priremi që t’i rikthehemi edhe njëherë borxheve apo atyre planeve që nuk kemi realizuar në vitin e kaluar dhe priremi që të stresohemi.

 

Po ashtu specialistët e lidhin këtë fakt edhe me ndryshimet në nivelet e hormoneve në trup. Disa nga simptomat e këtij lloji të depresionit janë vështirësia në të fjetur ose gjumë i tepërt, shtim ose rënie e oreksit, energji e ulët, nervozizëm ose zemërim, vështirësi për të kujtuar gjërat, vështirësi për të trajtuar situatat dhe dëshira për izolim.

 

Në një lidhje Skype për “Wake Up’, psikologia Arjana Muçaj tregoi arsyet që ndikojnë në këtë gjendje emocionale te njerëzit.

 

“Ne kemi dalë nga një periudhë festash dhe në Tiranë dritat e festave janë ende të ndezura. Por në shumë qytete të tjera këto drita fiken më shpejt dhe në shtëpitë e gjithsecilit prej nesh pothuajse atmosfera e festave ka filluar të venitet.

 

 

Është hequr pema e Vitit të Ri, janë hequr zbukurimet dhe të gjitha këto e kanë sjellë ambientin ku ne jetojmë në rutinën e përditshme dhe pak a shumë jemi shkëputur nga ajo harmonia festive, ku secili prej nesh është në gjendje emocionale të ndryshme që në përjetojmë në ditët e zakonshme normale.

 

Kjo tregon rikthimin në normalitet, në rutinën e përditshme, në atë zgjimin në mëngjes herët, shkuarja në punë, duke u përballur me problematika të ndryshme. Të gjitha këto e shtojnë faktorin e riskut për t’u stresuar më shumë.

 

Humbet dëshira për të bërë gjërat që ke dëshirë t’i bësh, humbet interesin për të realizuar qëllimet që i ke vënë vetes.

 

Tërhiqesh nga marrëdhëniet sociale me të tjerët, bëhesh më i mbyllur në vetvete. Të gjitha këto tregojnë se ka diçka që nuk shkon me veten tënde”, tha Muçaj./tch