Shenjat paralajmëruese të ulcerës së stomakut që s’duhet t’i injoroni kurrë

Shenjat paralajmëruese të ulcerës së stomakut që s’duhet t’i injoroni kurrë

451
0

Ulcerat e stomakut, njohur ndryshe si ulcera gastrike janë plagë të dhimbshme që shfaqen kur dëmtohet apo hollohet shtresa e trashë e mukusit që mbron stomakun nga lëngjet e tretjes me natyrë acidike. Kur këto acide tretëse arrijnë indet e stomakut, shkaktojnë plagë, gërryerje të cipës së stomakut dhe shumë dhimbje. Më poshtë do t’ju njohim me 3 shenjat paralajmëruese të tyre që s’duhet t’i injoroni kurrë.

 

  1. Të vjella ose jashtëqitje me gjak

 

Nga plagët e ulcerës mund të rrjedhë gjak dhe kjo mund të shkaktojë të vjella në ngjyrë kafe të errët me gjak, ose jashtëqitje jo normale me ngjyrë të zezë, e cila mund të jetë treguese e gjakut të tretur.

 

  1. Ndjesia e një barku të rënduar

 

Nëse keni ndjesinë e barkut që ju rëndon, sikur të keni pirë një sasi të madhe uji shumë shpejt, duhet të bëni një vizitë, pasi kjo shenjë është gjithashtu treguese se mukoza dhe funksionet e stomakut nuk janë optimale.

 

  1. Urth

 

Nëse keni një ndjesi djegëse në kraharor apo ndjeni që lëngjet e stomakut t’ju kthehen në ezofag, kjo mund të jetë shenjë e këtij problemi shëndetësor. Simptoma të tjera, të tilla si gromësimat , fryrja ose ndjenja e përhershme e ngopjes, gjithashtu mund të jenë shenjë e ulcerës së stomakut.