HOROSKOPI

Shenjat e horoskopit që largohen nga një marrëdhënie edhe kur dashurojnë ende!

By vizional

November 11, 2021

T’i japësh fund një historie dashurie nuk është diçka e lehtë, veçanërisht kur akoma ka dashuri dhe përkujdesje. Disa njerëz thjesht mund të distancohen ose të ndiejnë nevojën për t’u izoluar në një pikë të jetës së tyre, edhe nëse ende e duan dhe kujdesen për personin pranë tyre.

 

Dashi-Personat që i përkasin kësaj shenje janë të njohu për ndershmërinë dhe pasionin e tyre. Sidoqoftë, pasioni mund të jetë shumë intensiv dhe ndershmëria e tyre të jetë shumë e ashpër. Kur janë të pjekur dhe e dinë që këto qëndrime mund të jenë negative, ata thjesht vendosin të distancohen për të qetësuar emocionet e tyre në mënyrë që të mos lëndojnë thellësisht personin që duan.

 

Binjakët-Përpiqen gjithmonë të flasin për atë që po ndodh, por gjithashtu përpiqen edhe të dëgjojnë. Sidoqoftë, Binjakët janë qenie shumë të pavendosura. Kështu, në disa momente krizash ata mund të përfundojnë duke u distancuar për të organizuar më mirë mendimet e tyre dhe të shprehen me maturi në momentet kur kanë nevojë të shpjegohen.

 

Bricjapi-Personat që i përkasin kësaj shenje janë plotësisht të pavarur dhe ndiejnë një nevojë të fortë për të zgjidhur problemet e tyre pa ndihmën e askujt.

 

Ana e tyre pesimiste dhe e frikësuar ndaj dobësive mund të ndikojë tek vendimet e tyre për t’u larguar, pasi ata besojnë se është e nevojshme t’i vlerësojnë krizat e tyre duke ruajtur një hapësirë të konsideruar të sigurt prej tyre derisa të ripozicionojnë mendimet.

 

Ujori-Ujorëve u pëlqen të jenë vetëm në vlerësimin e ndjenjave të tyre, pa pasur nevojë të shpjegojnë gjithçka që ndiejnë në atë moment. Ata kërkojnë hapësirë vetëm për veten e tyre kur ndihen të shtyrë të shpjegojnë veten emocionalisht.