SHËNIM – LONDËR – Çfarë është një parlament i varur?

SHËNIM – LONDËR – Çfarë është një parlament i varur?

252
0

Britania e Madhe ka aktualisht atë që quhet ndryshe një “parlament i varur” pas zgjedhjeve legjislative të zhvilluara dje.

Një parlament i varur krijohet kur asnjë parti nuk ka një maxhorancë në 650 anëtarë të parlamentit në Dhomën e Komuneve të Britanisë së Madhe.

“Është një situatë ku nuk ka një kontroll të plotë”, sipas faqes zyrtare të parlamentit britanik.Shprehur thjesht me numra, një parti duhet të ketë 326 anëtarë të Parlamentit për të pasur atë që quhet maxhorancë absolute sipas sistemit elektoral britanik.

Partia Konservatore nën kryeministren Theresa May ka humbur shumë anëtarë në raport me synimin që kishte.

Pra, çfarë ndodh tani?

Teorikisht bisedimet mund të fillojnë menjëherë mes aktorëve kryesorë, që do të përpiqen të krijojnë një qeveri maxhoritare.

Ky mund të jetë një koalicion formal, sikurse ka ndodhur gjatë vitit 210-2015 mes konservatorëve dhe liberaldemokratëve ose një bashkim i lirë.

Por, është e mundur gjithashtu për një qeveri në minorancë të qëndorjë në detyrë në sipas një sistemi votë pas vote, pa krijuar asnjë marrëveshje formale apo informale me asnjë parti tjetër, deri sa të humbasë votëbesimin.