Shembulli inkurajues i një anëtari të shtabit të emergjencave të Bashkisë Kamëz

Shembulli inkurajues i një anëtari të shtabit të emergjencave të Bashkisë Kamëz

689
0

LAVDRIM PUCI – Ndërtoi tri shtëpi të dëmtuara nga  tërmeti, po ndihmon qindra familje  më në nevojë

Halil RAMA

Bashkia Kamëz, gjatë gjithë kësaj periudhe të pandemisë COVID-19 është përqëndruar në evidentimin dhe dhënien e ndihmës emergjente për shtresat në nevojë.

Në një nga mbledhjet e shtabit të emergjencave të kësaj Bashkie u evidentua shembulli i humanistit Lavdrim Puci, i cili për gati 50 ditë të kësaj periudhe kritike u është gjendur pranë në të gjitha aspektet 100 familjeve në nevojë të kësaj bashkie. Me kamionin e kompanisë së tij, për çdo ditë e sheh të shpërnadjë thasët me miell dhe ndihma ushqimore tek familjet më të vobekëta, një shembull ky që ia vlen të përgjithësohet e të ndiqet edhe nga sipërmarrës të tjerë që ushtrojnë aktivitetin në territorin e kësaj bashkie.

Image preview

Ai ishte nga të parët që më 13 mars u paraqit në zyrat e  bashkisë për të ofruar ndihmë konkrete. Dhe që atë ditë mbajti kontakte të rregullta me shtabin e emergjencave të kësaj bashkie, ku jo vetëm që parashtron me kurajo probleme konkrete, por është i pari që merr angazhimin për të ndihmuar familjet më në nevojë. Kështu ai është bërë i njohur në gjithë komunitetin e Kamzës, si njeriu me shpirt human e fisnik, si njeriu i punëve të dobishme, ndoshta jo të mëdha, por që të jenë të mirëpritura nga njerëzit në nevojë. Pa zë e figure, pa bujë e kamera nga pas, po ndihmon pikërisht ata që po vuajnë pasojat e izolimi total prej situatës së rëndë nga koronavirusi, tashmë për më shumë se 50 ditë.  Pikërisht këtu konsiston dhe angazhimi i z.Puci për të ndikuar që këto familje të çlirohen sasdopak nga ankthi dhe pasiguria që është preznte në shtëpitë e të gjithëve. E kështu po bëhet gjithmonë e më i besueshëm për komunitetin, duke ju gjendur pranë në çdo moment të vështirë.

I ndërgjegjshëm se kjo situatë më tepër ka rënduar shtresat në nevojë, është përqëndruar tek evidentimi dhe ndihma për këta të fundit të cilët janë duke vuajtur së tepërmi pasojat nga COVID-19. Ndaj, edhe vëmendja për këtë shtresë duhet të jetë shumë e madhe. Sëbashku me anëtarë të tjerë të shtabit të emergjencave në Bashkinë Kamëz, Lavdrim Puci vazhdon misionin e tij për të qenë pranë më nevojtarëve, duke shkuar shtëpi më shtëpi dhe shpërndarë ndihma ushqimore. Kësisoj ai po ndihmon persona në nevojë dhe të moshuar në këtë situatë të vështirë që po kalon vendi si pasojë e koronavirusit. Në një koordinim perfekt me bashkinë Kamëz, por edhe me struktura tjera vullnetare, z.Puci si  drejtuesi i këtij projekti humanitar, synon që ndihmat humanitare që ai ka siguruar me fondet e veta të ndahen në gjithë territorin e kësaj bashkie

Dhe nuk është ky shembulli i vetëm.

Image preview

Menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 Ing.Lavdrim Puci iu bashkëngjit ekipit grek të ekspërtëve që kryen ekspertizën e dëmëve në bashkinë Durrës. Për 20 ditë me këtë ekip, braktisi familjen e tij, për të kryer ekspertizë sipas standardeve ligjore.

Madje gjatë atyre ditëve, jo rastësisht evidentoi tri familje që iu dëmtuan rëndë shtëpitë, kryesisht familje me jetimë në Manëz e Tiranë dhe falë investimit e ekspertizës së tij, brenda tre muajve u “dhuroi” atyre shtëpi të reja, duke investuar mbi 100 mijë Euro.

Njëra nga këto shtëpi të reja të ndërtuara prej tij është e fëmijëve jetimë të Altin Menës në Manëz. Ne pamë nga afër gëzimin që përjetuan ata fëmijë kur hynë në shtëpinë e re dhe dëgjuam falenderimet e përzemërta për Lavdrim Pucin që u bëri këtë nder të madh. Ai iu bashkua armatës së ndërtuesve që morën përsipër të japin kontributin e tyre në ndihmë të familjeve që iu dëmtuan shtëpitë nga tërmeti shkatërrimtar i 26 Nëntorit 2016.

Në funksion të ndërtimit të katër shtëpive të dëmtuara nga ky tërmet Lavdrim Puci vuri resurset njerëzore sidhe kapitalin e kompanisë së tij, makineri të rënda ndërtimi, mjete transporti etj. Edhe në këtë nismë ai dëshmoi aftësitë drejtuese e organizuese, potencialin e tij inteletual dhe dimensionin njerëzor e human.

Si besimtar dhe praktikant i rregullt i riteve të të agjërimit, tani në muajin e madhërishëm të Ramazanit, Lavdrim Puci, në kushtet e karantinimit, nuk nguron t’ua dërgojë nëpër shtëpi ushqimet e iftarit dhjetra familjeve agjëruese, me të ardhura të pakta.

Image preview

Qoftë edhe këto raste flasin për shpirtin e tij human e fisnik, duke bërë kështu diferencën për bujarinë e njerzillëkun, si tiparet më të bukura të karakterit të njeriut. Ai është shembulli më i mire i zbatimit të përvojës njerëzore që ka çimentuar dhe dhënë prova se punët e vogla janë më me vlerë se punët e mëdha. Ish-nxënësi i shkëlqyer i Shkollës së mesmet “Hasan Luma”, Sllovë dhe student po i tillë në Universitetin Politeknik të Tiranës, i bëri dhe vazhdon t’i bëjë këto vepra të mira me shpirt dhe me zemër, dhe kurrësesi nuk pranon të promovohen këto bamirësi të tij.

Referuar fjalorëve encikolopedikë: “intelektuali është njeri i pajisur me intelekt, që ka talent dhe krijon vepra të bazuara në talentin dhe arsimimin e tij. E thënë më shkoqur, intelektuali është një njeri i mençur, i urtë dhe krijues i talentuar në fushën e veprimtarisë së tij. Nga pikëpamja njerëzore, intelektuali i mirëfilltë është human, zemërgjerë, që di t’u bëjë lëshime atyre që mendojnë ndryshe nga ai, është njeriu që dialogun me kundërshtarët e tij në mendime e ka në bazën e veprimtarisë së tij, njeri që krijimtarinë e vet intelektuale e drejton në të mirën e njerëzve, pavarësisht nga përkatësia politike, kombi apo raca….”.

Pavarësisht këtyre referencave nga fjalori enciklopedik, në të vërtetë këto virtyre mishëron në karakterin dhe intelektin e tij, intelektuali i mirëfilltë Lavdrim Puci.

 

Mesazhet që përcillnin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Lavdrim Puci, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica.

Ai është ndër të rrallët që shfaq në çdo rast dëshirën e tij të madhe që t’i mbajë gjallë lidhjet me miqtë e farefisin.. Patriotët dhe punëtorët e mendjes si Ai janë shembëlltyra e asaj çka kemi më të mirën si komb…