Për të thënë të vërtetën statusin e nisa duke u mbështetur tek njohjet krahinore pa u thelluar shumë, por padashje mu kujtua Aristoteli, filozofi i lashtë përkufizuesi i politikës që na fliste për pushtetet në demokraci. Ishte i pari që bëri ndarjen e pushteteve duke i renditur si më poshtë:
1-Pushteti i parë- klasa politike formuesit e ligjeve
2-Pushteti i dytë- zbatuesit e ligjeve.
3-Pushteti i tretë- kontrolluesit e zbatimit të ligjeve.
Dalëngadalë lindi dhe informimi, ose i quajtur në demokracitë moderne pushteti i katërt. Tre personazhe që do të flasim janë tre gazetare, tre vajza nga “Lumi i Vlores” dhe padashje apo rastësisht merren me tre pushtetet e Aristotelit.
- Eglantina Alliaj gazetare që mbulon pushtetin e parë(gazetare politike).
- Anila Hoxha mbulon dy pushtetet e tjera zbatimin dhe kontrollin e ligjshmërisë( gazetare ivestiguese).
- Anila Ahmataj gazetare e kulturës dhe e problemeve shoqërore, opinion krijuese me emisionin e saj “Autokton” dhe “Me zemër të hapur”.
Mediat tek ne nuk janë dhe nuk mundet të jenë të pavarura, ato varen politikisht dhe ekonomikisht duke dalë nga misioni që ato kanë.
Sakrifica, angazhimi, paragjykimi në Shqipëri është prezent në çdo vend dhe në çdo sektor pune, por të treja këto gazetare janë modele që duhet të ndiqen. Sa më shumë gazetare të tilla të kemi aq më mirë do jemi. Për këtë zona ime duhet të ndihet krenare për të tre këto stero tipe të gazetarisë, ky është misioni i tyre dhe ato e bëjnë shumë mirë. Për ne si zonë është dhe një avantazh i madh duke parë anën profesionale, shpirtin e sakrificës dhe aftësitë organizative ne duhet tē dimë të përfitojmë nga potenciali i tyre
dhe të miklohemi nga prezenca e tyre. Është nder për ne që i kemi dhe nuk duhet t’i anashkalojmë.cGjormi me dy gazetare profesioniste përse nuk i angazhon, zona jonë është plot me probleme përse nuk duhet të jenë prezente?cGjormi i mbushur me histori me personazhe në të gjitha fushat e jetës nuk duhet ti anashkalojë. Brati plot me site arkeologjike, me balada e mitologji përse nuk duhet ti përmendi. E gjithë tradita gojore sitet arkeologjike janë atraksione për një turizëm kulturor aty e kemi gazetaren Anilën e s’duhet ta lëmë rehat deri sa ti pasqyrojmë të gjitha. Më shumë nga të gjitha të bën përshtypje thjeshtësia, artikulimi dhe kultura e tyre kur je në bisedë të lirë.
Vijon…