Shefik Bajrami, zyrtari i akuzuar për korrupsion e shantazh në stacionin policor...

Shefik Bajrami, zyrtari i akuzuar për korrupsion e shantazh në stacionin policor të Tetovës

291
0

Shantazh ndaj qytetarëve, korrupsion në nivele galopante, ryshfet, kontrabandë dhe punë ilegale. Këto janë disa nga akuzat që rëndojnë mbi Shefik Bajramin, Ndihmës i Uniformës së Policisë së Shtetit në Stacionin policor të Tetovës në Maqedoninë e Veriut. Akuza këtë të ngritura nga qytetarë të shumtë, të cilët e kanë denoncuar në insritucionet kryesore, dhe që ankesat e shumta duket se nuk janë marrë parasysh nga institucionet ligjzbatuese. Një absurditet që ngre shumë pikëpyetje lidhur me veprimtarinë e këtij zyrtari të Policisë së Tetovës.

Dhe në këtë rast të heshtjes së institucioneve ndaj Shefik Bajramit, qytetarët u janë drejtuar mediave për këtë zyrtar të korruptuar, që prioritet ka korrupsionin, kontrabandën dhe punët e pista. Mjafton të llogarisësh pasurinë e tij, i cili me një pagë mujore 30 mijë dinar(500 euro) nuk do ti mbulonte dot, për të kuptuar se me çfarë i ka blerë Shefik Bajrami këto pasuri: Vilë te Kodra e Diellit, shtëpi në Reçicë e Madhe-Tetovë, apartament në Tetovë, apartament në bregdet në Shqipëri, makina luksoze dhe pushime luksoze.

Mjafton kjo pasuri marramendëse për një zyrtar, që institucionet në Maqedoni të vihen në lëvizje dhe të nisin një hetim për këtë zyrtar të Stacionit policor në Tetovë. Madje, burimet bëjnë të ditur se Shefik Bajrami është denoncuar, por edhe ka rezultuar përdorues i lëndëve narkotike. Por zoti Bajrami duket se nuk është i vetëm në këto akuza, emra të tjerë që bashkëpunon dhe të akuzuar për korrupsion e kobtrabandë janë: Amir Dalipi, shefi i komisariatit të Tetovës, Idriz Milaimi, inspektor i krimit të organizuar, si dhe Lejla Kadriu, prokurore publike në Tetovë. Sipas abkesave të shumta nga qytetarë të Tetovës, këta persona kanë bashkëpunuar në vepra të ndryshme korrupsioni, kontrabande dhe presioni.

Pse nuk hetohet ky zyrtar nga Prokuroria për këto akuza, pse nuk hetohet pasuria e tij? Si ka mundësi që prej vitesh ky zyrtar i lartë i policisë së Tetovës të vazhdojë veprimtarinë e tij të jashtëligjshme, dhe asnjë institucion nuk vepron, nuk merret asnjë masë, nuk nis asnjë hetim? A është kjo në nder të uniformës së policisë..?

Rasti i aksidentit fatal të 45 vjeçares nga Dobroshi i Tetovës…

Në njoftimin zyrtar policia e Tetovës ka dhënë detaje për aksidentin e shtetases me iniciale F.L nga Dobroshti i Tetovës, e cila ishte vetëm në automjet, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, dhe për pasojë ka gjetur vdekjen. Deri këtu njoftimi është në rregull. Por në fshehtësi të plotë, pa asnjë lloj të drejte, për këtë aksident Shefik Bajrami dërgon gati 20 policë për kontroll në një familje, duke dashur që të përfshijë në këtë histori persona të tjerë, për t’ja fatuaruar në një farë mënyre dikujt këtë ngjarje.

Pse e bën një gjë të tillë Shefik Bajrami, çfarë do të mbuloj apo çfarë do të justifikojë me veprimet e tij. A mos vallë ai vet ka gisht në këtë ngjarje..? Media ka të drejtë të ngrejë dhe të publikoj shqetësimet e qytetarëve ndaj këtij personi, si dhe personave të tjerë në stacionin e policisë së Tetovës. Ndërsa drejtuesit e Policisë së Shtetit, prokuroria dhe Ministria e Brendshme kanë detyrën të hetojnë dhe të vënë drejtësi në mbështetje të qytetarëve!